LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet në veri, ministri Maqedonci: Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi

Zhvillimet në veri, ministri Maqedonci: Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar pas zhvillimeve në veri, ku grupe të armatosura kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur dhe një është lënduar.

Ministri ka dënuar sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Dorasit sigurisht se nuk mund të jenë tjetër përveçse kriminel të dirigjuar nga Beogradi, me qëllim destabilizimin e vendit. Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore”, thotë ai.

Tutje, ministri thekson se siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen.

“Ngushëllime familjes së policit të vrarë, Rreshter Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë policit të plagosur”, shton ministri. /Telegrafi/