Ribërja e serialit të popullarizuar televiziv nga vitet e nëntëdhjeta, “Beverly Hills 90201”, ka zhgënjyer shumë. Përkundër pritjeve të mëdha, seriali nuk i ka plotësuar pritshmëritë.

Për këtë arsye, pas xhirimit të vetëm gjashtë episodeve të sezonit të parë, janë anuluar xhirimet e mëtutjeshme – bëjnë të ditur nga shtëpia televizive Fox.

Në një sondazh të publikut, vlerësimi i episodeve të para ka qenë me nota shumë të ulëta, ndërsa që nga fillimi ka pasur probleme të shumta në realizim.

Disa skenaristë kishin dhënë dorëheqje para se t’i shkruanin episodet e reja, gjë që edhe e ngadalësoi procesin, shkruan Hollywood Reporter.

Aktoret Tori Spelling dhe Jennie Garth kanë qenë në ekipin e producentëve, së bashku me Mike Chessler dhe Chris Alberghini.

Shfaqja e episodeve të reja të “Beverly Hills 90201” nisi nga muaji gusht, mirëpo duke mos i plotësuar pritjet e fansave. Megjithatë, Spelling thotë se ka shumëçka për t’u treguar dhe mund të ndodhë rinisja e xhirimeve.

Pas pyetjes së fansave se a është duke u xhiruar sezoni i ri, aktori Brian Austin Green ka konfirmuar në rrjetet sociale se xhirimet e reja janë anuluar. /Telegrafi/