LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: 100 fëmijë nga kopshti ‘Koço Racin’ rrezikohen të mbesin në rrugë! (Foto)

Zhernovski: 100 fëmijë nga kopshti ‘Koço Racin’ rrezikohen të mbesin në rrugë! (Foto)

‘Sot kam bërë një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale për të vazhduar kontratat për 11 punonjës që të mos ndodhë rreth 100 fëmijë nga kopshti i ri “Koço Racin” të mos mundin të marrin përkujdesje’, kështu ka shkruar kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski në profilin e tij në “Facebook”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se 11 të punësuarve në çerdhen e re më 30 qershor u skadon kontrata e punës. Nëse nuk u vazhdohet kontrata e tyre për angazhimin e tyre, rreth 100 fëmijë rrezikohen të mbesin në rrugë.


‘Disa herë kam dërguar letër në ministri, por nuk kemi asnjë përgjigje. Unë shpresoj se politika nuk do të mbizotërojë, por arsyeja dhe kujdesi për fëmijët’, shton Zhernovski në status.

Ai kujton se për kujdesin ndaj fëmijëve dhe për funksionimin normal të kopshtit të ri “Koço Racin”, është e nevojshme të vazhdohet kontrata për punësimin e gjashtë kujdestarëve, një edukator, kuzhinier, mjek dhe dy pastrues. /Telegrafi/