LAJMI I FUNDIT:

Zhegrova asiston, ndërsa Kasami shënon në fitoren e Baselit

Zhegrova asiston, ndërsa Kasami shënon në fitoren e Baselit
Basels Pajtim Kasami, links, und Edon Zhegrova, rechts, freuen sich ueber das 1:0 im Fussball Meisterschaftsspiel der Super League zwischen dem FC Basel 1893 und dem Servette FC im Stadion St. Jakob-Park in Basel, am Samstag, 5. Dezember 2020. (KEYSTONE/Georgios Kefalas)

Baseli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sioni 2-3.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 16-të në elitën e futbollit zviceran, ku Baseli mori tri pikë të mëdha në udhëtim.


Kampioni i shumëfishtë i Zvicrës me këto tri pikë ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Young Boys Bern.

E në këtë fitore të Baselit kontribut dhanë edhe dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova asistoi tek goli i dytë i Baselit të cilin e shënoi Kasami me kokë.

Prishtinasi bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë sfidë, njëjtë si Pajtim Kasami që gjithashtu luajti mjaftë bukur.

Vetëm Zhegrova dhe Kasami luajtën në këtë takim për Baselin, derisa transferimi më i ri i kësaj skuadre, Amir Abrashi pritet të jetë në dispozicion nga java e ardhshme. /Telegrafi/