LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian rrisin euron

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian rrisin euron

Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, tregjet në kontinent kanë reaguar pozitivisht, ku kjo vjen pasi që partitë tradicionale ruajtën pozitën e tyre, përballë kërcënimit nga populistët.

Valuta euro pas publikimit të rezultateve u rrit dhe shkëmbehet me 1.12 dollarë amerikan.


Në anën tjetër, partitë e ekstremit të djathtë në Itali, Britani të Madhe, Francë dhe Poloni, dolën të parat në votimet kombëtare, duke tronditur politikat brenda vendit, por dështuan të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë pro-evropiane në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Në nivel evropian, Socialistët, të Gjelbrit, Liberalët dhe Konservatorët morën 506 nga 751 vende, që kalon ligjet për më shumë se 500 milionë banorëve.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, këta janë fituesit
Lexo po ashtu Zgjedhjet në Parlamentin Evropian, këta janë fituesit

Megjithatë, valuta e përbashkët evropiane mezi e ruajti nivelin prej 1.12 dollarë amerikan, ndërkohë që lehtësimi i investitorëve nga rezultati i euro-skeptikëve u kufizua prej humbjes së vendeve nga blloqet më të mëdha.

Fiat pranë bashkimit biznesor me Renault
Lexo po ashtu Fiat pranë bashkimit biznesor me Renault

Ndër kompanitë me performancën më të mirë ishte Fiat-Chrysler, që u rrit me thuajse 20 për qind pas raportimeve se pritet të bashkohet me Renault. /Telegrafi/