LAJMI I FUNDIT:

Zeneli: Të dëshpëruar me rezultatin, por ishte lojë e mirë – mendojmë për Bullgarinë

Zeneli: Të dëshpëruar me rezultatin, por ishte lojë e mirë – mendojmë për Bullgarinë

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka deklaruar se ai ka mundur të paraqitet më mirë ndaj Danimarkës.

Skuadra e Kosovës përballet të hënën ndaj Bullgarisë dhe Zeneli i dha shumë rëndësi këtij takimi.


“Kam mund të paraqitem më mirë, kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por jemi të dëshpëruar me atë që ndodhi në minutat e fundit”.

“Normal që jemi gëzuar me këtë rezultat dhe kur ndodhin këto gjëra në minutat e fundit jemi pak të dëshpëruar. Duam ta tregojmë veten në secilin aspekt”.

“Për këtë arsye jemi pak të dëshpëruar, por loja ishte e mirë. Ne nuk shikojmë aq larg, ne e kemi Bullgarinë ndeshjen e radhës dhe më pas shohim”.

“Si lojtar unë nuk jam vetiak, unë mundohem të jap maksimumin dhe të pasoj topin në rastin e duhur dhe lojtarët më thoshin që të godas në disa raste. Por, në disa raste zgjedhi të pasoj, e në raste tjera vendosi që të godas vet”.

“Kampionati francez është mjaft fizik, por kam hyrë mirë në kampionat dhe shpresoj se do të vazhdojë kështu”, deklaroi Arbër Zeneli. /Telegrafi/