eksperti-banner

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk ka "nuk ka dyshim" se raketa që shkaktoi një shpërthim në Poloni "nuk ishte ukrainase", raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Sips Sky News, përcjell Telegrafi, Zelensky shtoi se Ukraina "duhet të ketë qasje" në vendin e shpërthimit, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.


Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi ishte "ndoshta" i goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase - por nuk ka "asnjë tregues" se ishte një sulm i qëllimshëm.

Megjithatë, kryeministri polak tha në orën e fundit se "nuk mund të përjashtojë" se sulmi - katër milje nga kufiri ukrainas - ishte një "provokim".

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: "Ne nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se mund të lindte një situatë e tillë". /Telegrafi/