Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nisë negociata të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se nuk dëshiron të presë derisa të zgjidhen të gjitha konfliktet e tjera globale.

Në një deklaratë të fundit, lideri ukrainas tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht po përqendrohen kryesisht në çështjen e Iranit dhe se, sipas tij, Ukraina “është në radhë” të krizave ndërkombëtare.


“Unë besoj se Shtetet e Bashkuara janë pala më e fuqishme që mund ta detyrojë Putinin të përfundojë luftën”, u shpreh ai.

Zelensky shtoi se është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me liderin rus, duke theksuar se një qasje e tillë është më e shpejtë sesa pritja për zgjidhjen e konflikteve të tjera në botë.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore mbeten të paqarta.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 22 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/