LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet varri i Romulit?

Zbulohet varri i Romulit?

Arkeologët prezantuan sot zbulimin e mahnitshëm, të një faltoreje nëntokësore nga shekulli VI p.e.s., që mund të ketë qenë varri i mbretit të parë të Romës antike.

Faltorja i është kushtuar Romulit i cili, sipas legjendës, themeloi Romën me binjakun e tij Remin më 21 prill 753 p.e.s., dhe u bë sundimtari i saj i vetëm pasi vrau vëllain e tij.

”Ajo përbëhet nga një sarkofag guri me gjatësi 1,4 metra, me një strukturë rrethore pranë saj, që supozohet të jetë një altar”, tha në një deklaratë Parku Arkeologjik i Koloseumit.

Ajo u gjet nën hyrjen e Curia Iulia, selia e Senatit në kohën e Jul Cezarit, nën një shkallë të ndërtuar në vitet 1930 gjatë rinovimeve të epokës fashiste të forumit.

”Vendndodhja e faltores brenda Forumit Romak përkon me vendin ku, sipas teksteve antike u varros Romuli”, shtohet në deklaratë. ”Ajo hedh dritë mbi historinë e Romës. Vendndodhja e zbulimit… e bën shumë të mundshme që mund të ishte ajo që romakët e lashtë e konsideronin varrin e Romulit”.

Monumenti u zbulua fillimisht në 1899, por u harrua shpejt, pasi domethënia e tij nuk u kuptua. /ata/