LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet stadiumi ku do të mbahet finalja e Ligës së Evropës

Zbulohet stadiumi ku do të mbahet finalja e Ligës së Evropës

Lyoni do të mirëpresë finalen e Ligës së Evropës për vitin 2018.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e mbajtur sot në Nyon të Zvicrës, ka përzgjedhur stadiumin e Lyonit për të organizuar finalen e Ligës së Evropës në vitin 2018.


‘Parc Olympique Lyonnais’ ka një kapacitet prej 59 mijë ulëseve dhe është njëri nga stadiumet më të bukur në Francë.

Finalja e këtij viti do të mbahet në Stokholm. /Telegrafi/