LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skuadra e madhe evropiane që ka refuzuar De Ligt në janar, holandezi ka të tjera qëllime pas largimit nga Bayerni

Zbulohet skuadra e madhe evropiane që ka refuzuar De Ligt në janar, holandezi ka të tjera qëllime pas largimit nga Bayerni

Matthijs de Ligt ka mbetur te Bayern Munich së paku edhe gjashtë muaj, përkundër se ishte shumë pranë largimit nga klubi bavarez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi holandez nuk i ka raportet e mira me trajnerin Thomas Tuchel dhe largimi nga gjiganti gjerman ishte mëse i mundur, edhe për shkak të ofertave të shumta që kishte ai.


Paris Saint Germain ishte një nga skuadrat më të interesuara për lojtarin holandez, madje parisienët kanë zhvilluar edhe disa negociata me Bayernin.

Para plus një futbollist, PSG e gatshme për ta transferuar Matthijs de Ligt
Lexo po ashtu Para plus një futbollist, PSG e gatshme për ta transferuar Matthijs de Ligt

Megjithatë e përditshmja franceze L’Equipe ka zbuluar se De Ligt ka refuzuar PSG-në në janar, pasi ka disa dëshira të tjera për verën.

Gjithnjë sipas mediumit francez, De Ligt e di se do të largohet nga Bayerni në verë dhe dëshira e tij është që të transferohet në skuadra të tjera si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester United apo Liverpool.

Nuk po luan te Bayerni, Barcelona mendon për transferimin e De Ligt
Lexo po ashtu Nuk po luan te Bayerni, Barcelona mendon për transferimin e De Ligt

Kësisoj holandezi do të mbetet në Allianz Arena deri në verë dhe pastaj do të largohet ku qëllimi i tij është të luaj në Angli ose Spanjë.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje me Bayernin, derisa ka edhe një gol të realizuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori