LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shuma, Sadiku është shitur për 1,5 milion euro

Zbulohet shuma, Sadiku është shitur për 1,5 milion euro

Një futbollist mund të kthehet në një “minierë ari” nëse klubet shqiptare do të dinë të sillen si profesionistë.

E tillë është edhe situata me elbasanasin Armando Sadiku, i cili këtë merkato vere u shit në radhët e Legias së Varshavës për 1.5 milionë euro.


Sipas një rregulloreje të UEFA-s, pas këtij transferimi duhet të përfitojë një përqindje të shumës edhe klubi mëmë, ndonëse shumë klube nuk janë interesuar për këtë gjë. Me një përllogaritje të thjeshtë, i bie që klubi mëmë të përfitojë një shumë të mirë për një klub shqiptar.

Për Armando Sadikun është një histori më vete se kujt i takojnë këto para, klubit të Elbasanit, Turbinës apo Fushëmbretit.

Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur në Fushëmbret karrierën me moshat, ekip i një lagjeje të Elbasanit dhe më pas përfundoi me moshat në Elbasan dhe në Cërrik.

Madje, edhe debutimin në atë periudhë e bëri pikërisht me cërrikasit, duke qenë pjesë e moshave. Duke qenë një skuadër amatore nuk dihet nëse Fushëmbreti mund të konsiderohet si një ekip që mund t’i përfitojë këto para, apo ka qenë nën juridiksionin e klubit të Elbasanit.

Sipas informacioneve të “Panorama Sport”, kur Sadiku shkoi të luante me moshat e Turbinës, kartoni u lëshua nga klubi i Elbasanit, çka nënkupton se më parë ka qenë i regjistruar në klubin verdheblu, ndonëse nuk qëndroi gjatë aty. Sipas të njëjtave burime, asnjë skuadër nuk ka tentuar ta shfrytëzojë këtë mundësi që u vjen nga “hiçi”.

Nëse do të konsiderohet Turbina si klubi mëmë, cërrikasit që në atë kohë luanin në Kategorinë e Parë, mund të përfitojnë 20 mijë euro, nga 10 mijë për dy sezone që ai ka qenë pjesë e skuadrës. Por, në garë është edhe Elbasani dhe në rast se i takojnë klubit verdheblu, shuma që merr është më e madhe. Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë këto dy klube në këtë situatë të ndodhur, duke qenë se mund të mbushin arkat e tyre në këtë periudhë të vështirë financiare që po kalojnë.

Fillimet e veta si futbollist Armando Sadiku i ka pasur që në moshën 8-vjeçare dhe fillon të stërvitet nga babai i tij, Durimi, në skuadrën e lagjes së tij, Fushëmbreti. Më pas, rreth moshës 14-vjeçare Sadiku bëhet pjesë e skuadrës së moshave të Elbasanin me trajner Besnik Bashaliun, ku merr edhe mësimet e duhura për t’u bërë një futbollist profesionist.

Pas disa problemeve burokratike, Sadiku largohet nga moshat e Elbasanit, por bashkohet sërish me trajnerin Bashaliu, kësaj here si një lojtar i ekipeve zinxhirë të Turbinës. Më pas nis karriera e tij tek ekipi i parë cërrikas, ende pa i mbushur 17 vjeç. Kështu nis karriera e tij në futbollin e të rriturve, ku pas një viti e gjysmë kalon në radhët e Gramozit në Superiore, rreth moshës 18-vjeçare.

Pas një sezoni në Ersekë, kalon në radhët e Elbasanit deri në dhjetor dhe më pas nis shkëlqimi i tij jashtë vendit. Sadiku është bërë së fundmi një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare. Ai shkëlqeu në Europian ku shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Rumanisë. Së fundmi, realizoi dy golat e parë në fitoren 3-0 ndaj Izraelit në transfertë.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori