LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i madh i Realit për transferimin e Mbappes këtë verë – nga oferta madrilene presioni do të kalojë te PSG

Zbulohet plani i madh i Realit për transferimin e Mbappes këtë verë – nga oferta madrilene presioni do të kalojë te PSG

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë ende në pikëpyetje nëse do të mbetet në PSG apo do të largohet.

Sulmuesi francez është rikthyer të luaj me Parisin, por ende nuk ka paqe të plotë mes tij dhe klubit.


Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fund të afatit kalimtar veror, Real Madridi po përgatitet për një sulm final për transferimin e francezit.

Ka qenë gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild që ka lëshuar ‘bomben’ se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere.

Zbulohen detaje nga takimi i nxehtë mes Mbappes dhe Al-Khelaifi: Kreu i PSG-së e kërcënoi francezin duke i thënë se nuk do të luajë
Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga takimi i nxehtë mes Mbappes dhe Al-Khelaifi: Kreu i PSG-së e kërcënoi francezin duke i thënë se nuk do të luajë

Ka mbetur më shumë se një javë për mbylljen e merkatos verore dhe rrjedhimisht fundin (ose jo) të telenovelës “Kylian Mbappé”.

Gjithnjë sipas gazetës gjermane Florentino Perez e di se mund ta transferojë francezin në Santiago Bernabeu dhe po përgatitë një ofertë ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Los Blancos pritet të ofrojnë 120 milionë euro dhe presioni do të kalonte te PSG të cilët nëse nuk do ta pranonin ofertën atëherë do ta humbin Mbappen me parametra zero pas një viti.

Qetësia e Real Madridit me Mbappen: El Chiringuito zbulon planin e Los Blancos me francezin
Lexo po ashtu Qetësia e Real Madridit me Mbappen: El Chiringuito zbulon planin e Los Blancos me francezin

Gazeta gjermane shkon më tej duke thënë se Perez dëshiron që këtë verë ta transferojë Mbappen pasi në vitin 2024 gjërat mund të ndryshojnë dhe mund të dështojnë për ta afruar atë në skuadër.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse strategjia e Realit do të funksionojë në fund të gushtit dhe nëse Mbappe do të transferohet në Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori