LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje nga takimi i nxehtë mes Mbappes dhe Al-Khelaifi: Kreu i PSG-së e kërcënoi francezin duke i thënë se nuk do të luajë

Zbulohen detaje nga takimi i nxehtë mes Mbappes dhe Al-Khelaifi: Kreu i PSG-së e kërcënoi francezin duke i thënë se nuk do të luajë

Kylian Mbappe u rikthye në skuadrën e Paris Saint-Germain një javë më parë pasi klubi nuk arriti të gjente një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Parisienët synuan ta shisnin këtë verë që të mos largohej falas vitin e ardhshëm, por dështuan. Tani ata do të përpiqen të negociojnë një zgjatje të kontratës me të.


L’Equipe franceze shkruan se Mbappe dhe presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi janë takuar më 8 gusht për shkak të gjithë situatës së krijuar.

Qetësia e Real Madridit me Mbappen: El Chiringuito zbulon planin e Los Blancos me francezin
Lexo po ashtu Qetësia e Real Madridit me Mbappen: El Chiringuito zbulon planin e Los Blancos me francezin

Thuhet se Al-Khelaifi i ka thënë Mbappes: “Do ta shihni! Nuk do të luani më! Ne nuk do t’ju fusin!”.

Mbappe u përgjigj: “Çfarë do të shoh? Do të jesh i vetmi president në histori që nuk do të më lërë të luaj!”.

Në takim duket se janë arritur disa konkluzione dhe janë arritur marrëveshje të caktuara, ndaj Mbappe do të luajë sonte për PSG-në kundër Toulousit në kuadër të xhiros së dytë të Ligue 1.

Luis Enrique konfirmon rikthimin e Mbappes në skuadrën e Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Luis Enrique konfirmon rikthimin e Mbappes në skuadrën e Paris Saint-Germain

Mbappe nuk ka qenë fare me skuadrën gjatë përgatitjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori