Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Oblikës së Shkodrës.
55-vjeçari Zamir Velaj me detyrë punonjës i OSSHE-së në Shkodër, ka mbetur i vdekur nga goditjet e Martin Zefit, 47 vjeç banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.
Nga sa bëhet e ditur Zamir Velaj ka shkuar në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47-vjeçari Martin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike.
Mbrëmjen e sotme punonjësi i OSSHE-së ka qenë në këtë zonë për punë kur është ndeshur me Martin Zefin me të cilin kanë nisur të debatojnë. Më pas debati ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Zefit.
Pasi është qëlluar disa herë më thikë Velaj ka kërkuar ndihmë ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ato të cilët e kanë dërguar në urgjencën e spitalit. Punonjësi i OSHEE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë efektivët e policisë së rendit në harkun kohor të pak minutave kanë bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit Martin Zefi i cili ka tentuar tu largohet forcave të policisë, por nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit.
Dyshohet se në momentin e ngjarjes 47-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Në zonën e pallateve të Oblikes ka pasur vazhdimisht konflikte mes banorëve dhe OSHEE-së për shkak të borxheve. /Rozafa.tv/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare