LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet misteri se pse Torres luajti pa stemë dhe logo të sponsorit në fanellën e Barcelonës

Zbulohet misteri se pse Torres luajti pa stemë dhe logo të sponsorit në fanellën e Barcelonës

Futbollisti i Barcelonës, Ferran Torres ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Napolit.

Krahas humbjes së disa rasteve të mira, ai në pjesën e dytë luajti me një fanellë që nuk kishte stemë dhe logo të sponsorit dhe tashmë është zbuluar prapavija e asaj historie.


Tifozët u hutuan kur vunë re detajet që mungonin në fanellën e tij dhe për t’i bërë gjërat edhe më konfuze, Torres e luajti pjesën e parë të ndeshjes me një fanellë krejtësisht normale.

Është spekuluar shumë për fanellën e pazakontë të Torresit, por tani ka dalë një shpjegim mjaft i arsyeshëm.

Sipas gazetës AS, fanella e pazakontë është vetëm rezultat i një gabimi tipografik, dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lloj proteste kundër klubit dhe prodhuesit të fanellave.

Lëshimi dyshohet se ka kaluar pa u vënë re nga stafi i Barcelonës dhe vetë lojtari, i cili ndërroi fanellën pas pjesës së parë.

Gjithashtu, Torres ishte një figurë kyçe kur bëhet fjalë për performancën në fushë. Ish-sulmuesi i Manchester City shënoi golin e vetëm të Barcelonës në barazimin 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori