Rafael van der Vaart kishte një klauzolë të çuditshme në kontratën e tij te Real Betisi, që nënkuptonte se ai ishte paguar 114,429 euro për të mos veshur atletet me ngjyrë të kuqe.

Holandezi iu bashkua Betisit si lojtar i lirë në vitin 2015 dhe u konsiderua një kalim magjik për ‘Los Verdiblancos’ në atë kohë.

Por, Van der Vaart mori një kontratë fitimprurëse nga skuadra e sapo promovuar në La Liga – përfshirë klauzolën e atletëve.

Image Credit: PA

Sipas theversed.com, mesfushori fitoi 14 pagesa të veçanta për ndjekjen e rregullave që do të thotë se ai fitoi 1,602,006 euro në total.

Ëndrra e Van der Vaart për t’u kthyer në Spanjë ishte zhgënjyese pasi ai bëri vetëm shtatë paraqitje për Betisin përpara se të transferohej te skuadra daneze, FC Midtjylland në vitin 2016.

Klauzolat e kontratës janë gjithmonë magjepsëse për t’u lexuar pasi tregojnë se si klubet duan të kenë një ‘kontroll’ mbi lojtarët. /Telegrafi/