LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i të dashurës misterioze të Bleros

Zbulohet identiteti i të dashurës misterioze të Bleros

Mbrëmja finale e Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza.

Me një publik të shtuar dhe numër më të madh njerëzish, finalja e BBVK 2 ishte një spektakël i vërtetë.


Në studio të ftuar ishin edhe një pjesë e mirë e banorëve të eliminuar, të cilët janë dukur mjaft elegantë në mbrëmjen përmbyllëse të këtij edicioni.

Blero konfrontohet fizikisht me sigurimin pas finales së Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu Blero konfrontohet fizikisht me sigurimin pas finales së Big Brother VIP Kosova

I pranishëm ka qenë edhe këngëtari i njohur vendor, Blero Muharremi, i cili qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpi, por dha dorëheqje me vetëdëshirë nga gara, duke vendosur shëndetin mendor në radhë të parë.

Ai ishte i shoqëruar nga e dashura e tij misterioze në finale, të cilën e ka mbajtur larg kamerave, por e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Pas sherrit me sigurimin në finalen e Big Brother VIP Kosova 2, flet Blero
Lexo po ashtu Pas sherrit me sigurimin në finalen e Big Brother VIP Kosova 2, flet Blero

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të bukuroshes në fjalë, e cila ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur tash e sa kohë.

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)

Blero u përfol gjithashtu se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, por që në një prononcim për “Prive”, ai tha se ka qenë thjesht një keqkuptim. /Telegrafi/

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)