LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet e dashura e Butrint Imerit?! (Foto)

Zbulohet e dashura e Butrint Imerit?! (Foto)

Ai është pa dyshim një prej këngëtarëve shqiptarë më të pëlqyer nga vajzat.

Pamja e tij, muzika e deri tek detajet më të vogla e shndërrojnë Butrint Imerin në të preferuarin e shumëkujt.


E vetë, përkundër disa thashethemeve dhe pranimit të aferave me kolege, Butrinti nuk na ka njohur deri tani me ndonjë vajzë që mund t’ia ketë marrë zemrën.

Hitet verore të Estradës për 2017-n, që morën miliona klikime në pak ditë (Video)
Lexo po ashtu Hitet verore të Estradës për 2017-n, që morën miliona klikime në pak ditë (Video)

Por, javëve të fundit, një e tillë ka marrë vëmendjen e fansave në rrjete sociale. E.G (emër i njohur për redaksinë e Prive) e cila akoma nuk është 18 vjeç ka disa javë që poston fotografi ku shfaqet tejet e afërt me këngëtarin simpatik.

Tutje, mbishkrimet si ‘Dashuria’ dhe ‘Ai më zbukuroi gjithë vitin.

Një mbrëmje e paharrueshme’ në fotot me Butrintin kanë vulosur ndër fansa të këngëtarit se dyshja janë çift që po shijojnë relacion që tejkalon miqësinë apo raportin e rëndomtë me fanse.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Momentalisht, nuk ka ndonjë prononcim nga protagonistët që duket se janë mjaftuar me këto postime dhe fotogra të përbashkëta.

Të jetë kjo vajzë ‘Bella’ e vërtetë e Butrinitit?! Le ta dëshmojë koha… /Prive/