LAJMI I FUNDIT:

Hitet verore të Estradës për 2017-n, që morën miliona klikime në pak ditë (Video)

Hitet verore të Estradës për 2017-n, që morën miliona klikime në pak ditë (Video)

Duket se Estrada Shqiptare janë kujdesur mirë që në verën e vitit 2017 të jenë sa më produktivë.

Ndonëse ka kaluar vetëm qershori, në tregun tonë muzikor janë plasuar plot këngë, të cilat janë shndërruar në hite, shkruan Telegrafi.


Me apo pa dashja klikimet janë shndërruar në një “valutë” të re matëse për suksesin në YouTube.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shifrat e larta në YouTube janë ato të cilat po përcaktojnë një këngë, në të quajturit hit.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej këngëve të Estradës, që u lansuan në fillim të sezonit dhe kanë marrë miliona klikime brenda pak ditësh.

Ledri Vula dhe Young Zerka – Nona

I janë dashur vetëm dy ditë për të shënuar një milion klikime në kanalin YouTube. Kënga “Nona” e reperit Ledri Vula dhe Young Zerkës e cila u publikua në befasi pa asnjë paralajmërim, është shndërruar në një hit të padiskutueshëm duke vazhduar me grumbullimin e milionave në YouTube.

Mixey ft. Capital T – Hatixhe

Është pa dyshim një nga këngët më të suksesshme dhe të pëlqyera të verës 2017. Ripërpunimit të “Hatixhes” nga Mixey dhe Capital iu deshën vetëm katër ditë për të kapur shifra të larta klikimesh në YouTube, dhe deri më tani numërojnë hiç më pak se 2.2 milionë.

Butrint Imeri – Bella

Edhe “Bella” e Butrint Imerit duket të ketë qenë një projekt i suksesshëm që ka grumbulluar klikime në pak ditë. Që nga momenti i lansimit e deri më tani, kjo këngë ka arritur të marrë mbi 3.2 milionë klikime.

Majk – Katile

“Katilja” e Majkit del të jetë ndër këngët verore më të pëlqyera të publikut. E publikuar në më 18 maj, sipas shifrave në YouTube, kjo këngë ka arritur afro 10 milionë klikime në YouTube.

Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia

“Simpatia” e Dhuratës dhe Lumi B për ripërpunimin e këngës së famshme të kënduar nga Edona dhe Memli, doli të jetë shumë e suksesshme. Kjo pasi në dy ditë kënga ka prekur milionshin e klikimeve, ndërsa deri më tani ajo numëron mbi 3.2 milionë.

Greta Koçi dhe Genc Prelvukaj – Nuk ka dashni

“Nuk ka dashni” por ka klikime për Gretën dhe Gencin. Sipas statistikave të YouTube, kjo këngë e cila u publikuar si befasi për publikun, pretendohet të jetë një nga hitet e verës, ndonëse qëndron më poshtë me klikimet se këngët e lartpërmendura, me 1.5 milion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori