LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen katër kapitenët e Real Madridit pas largimit të Ramosit dhe Varanes

Zbulohen katër kapitenët e Real Madridit pas largimit të Ramosit dhe Varanes

Real Madridi tashmë ka përpiluar listën me katër lojtarët që do të jenë kapitenë të tyre në sezonin e ardhshëm pas largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Ramos, 35 vjeç, e përfundoi kohën e një karriere legjendare në Madrid këtë verë, pasi finalizoi një transferim të bujshëm falas në Paris Saint-Germain.


Varane, ndërkohë, është në prag të largimit nga Los Blancos pasi Manchester United njoftoi se kishin arritur një marrëveshje për transferimin e tij.

Largimi i Ramosit do të nënkuptonte një kapiten jo-spanjoll te Real Madridi pas shumë viteve
Lexo po ashtu Largimi i Ramosit do të nënkuptonte një kapiten jo-spanjoll te Real Madridi pas shumë viteve

Marcelo pasoi Ramosin si kapiten i klubit në fillim të këtij muaji, duke thënë se ishte një “nder dhe një përgjegjësi e madhe të jesh kapiten” i Real Madridit.

Sipas Football Espana, sulmuesi Karim Benzema do të shërbejë në mungesë të Marcelo si kapiten i dytë i klubit.

Nacho thuhet se është emëruar si kapiteni i tretë i klubit, ndërsa Varane fillimisht do të ishte i katërti përpara kalimit të tij në Old Trafford.

Mundo Deportivo tani raporton se mesfushori i vjetër i klubit, Luka Modric tani do të zërë vendin e lojtarit të ardhshëm të Unitedit si kapiten i katërt i Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori