Janë zbuluar disa fakte të pa treguara dhe histori të fëmijërisë së menaxherit të njohur holandez, Louis van Gaal, të cilat ma parë kanë qenë të pa njohura.

Emri i plotë i Van Gaal është Aloysius Paulus Maria ‘Louis’ van Gaal. I lindur në vitin 1951, ai ishte më i riu i një familjeje të madhe dhe ka nëntë vëllezër dhe motra.

Kur ishte fëmijë, Van Gaal nuk kishte marrëdhëniet më të mira me babanë e tij të sëmurë dhe shpesh rebelohej kundër edukimit të tij të rreptë katolik.

Duke qenë se ai ishte më i vogli i familjes, u sugjerua se natyra e tij e sigurt ishte rezultat i llastimit nga vëllezërit e motrat dhe prindërit e tij.

Reklama

Por, vetë Van Gaal, 71 vjeç, besonte se fëmijëria e tij i mësoi atij disiplinën kryesore në etikën e tij të stërvitjes.

Reklama

Lifeblogger ka gërmuar thellë në arkiv për të zbuluar disa histori dhe fakte magjepsëse rreth ish-trajnerit të Manchester United dhe Bayern Munich.

Van Gaal u rrit në një familje shumë strikte, ku çdo anëtar i familjes i dinte punët e tyre. Louisit iu dha detyra të kujdesej për dyqanin e prindërve të tij dhe të qëronte mjaftueshëm patate për vaktet e ushqimit të familjes.

Kur filloi të luante futboll, Van Gaal nuk ishte një person për të bërë shaka, pasi jeta për të ishte shumë serioze. E vetmja gjë që donte të bënte ishte të fitonte, me çdo kusht.

Reklama

U zbulua se trajneri i Holandës zemërohet aq shumë kur humbet një ndeshje saqë edhe miqtë e tij më të mirë kanë frikë prej tij.

Reklama

“Arroganca e përqendruar është çelësi i suksesit tim. Babai im kishte të njëjtin karakter si unë. Ai kishte një mendje të hapur. Dëgjonte dhe kishte guxim të merrte vendime që për disa ishin të vështira për t’u pranuar. Ai ishte një figurë udhëheqëse”, tha një herë Van Gaal.

Van Gaal Sr vdiq kur Louis ishte vetëm 11 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij, nëna e trajnerit luajti një rol të rëndësishëm në jetën e tij dhe ai më vonë do të zbulonte se ai trashëgoi vlerat e tij thelbësore të ndershmërisë, respektit, disiplinës dhe përgjegjësisë nga nëna e tij.

Reklama

Van Gaal takoi gruan e tij të parë, Fernanda Obbes, kur ai ishte 18 vjeç. Ata u martuan me njëri-tjetrin tre vjet më vonë dhe patën dy vajza së bashku, Brenda dhe Renate.

Reklama

Megjithatë, teksa Van Gaal po fillonte të bënte emër në Ajax, gruaja e tij u sëmur dhe u diagnostikua me kancer në mëlçi dhe pankreas.

Fernanda humbi betejën me kancerin në moshën 39-vjeçare. Pas humbjes së gruas së tij të parë, Van Gaal humbi besimin te Zoti.

“Kur humba Fernandën, atëherë pushova së besuari në Zot dhe pushova së qeni katolik. Ky Zot nuk e respektoi qenien njerëzore dhe vuajtjet e gruas sime. Nuk dua të bëj asgjë me një Zot që i lejon njerëzit të vuajnë kaq shumë”, shkruante Van Gaal në autobiografinë e tij.

Reklama

Van Gaal u takua me gruan e tij të dytë, Truus, jo shumë kohë pas vdekjes së Fernanda dhe çifti u martua më pas në vitin 2007. /Telegrafi/

Reklama