LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e ‘keqe’ e Maradonas: Atij iu dha birrë dhe marihuanë në ditët e fundit të jetës

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e ‘keqe’ e Maradonas: Atij iu dha birrë dhe marihuanë në ditët e fundit të jetës

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona, mund të ketë qenë e shmangshme, dhe ngadalë e vërteta po del në dritë për ditët e tij të fundit të jetës.

Audio-videot e rrjedhura midis stafit të tij mjekësor tregojnë se një nga ekipi i ngarkuar për kujdesin ndaj legjendës së Argjentinës i dha atij birrë dhe marihuanë për ta qetësuar.


Bisedat midis mjekut të Maradonës, Leopoldo Luque dhe një prej ndihmësve të tij tregojnë se një anëtar tjetër i ekipit, Charly, nuk kishte detyrën e tij të kujdesit.

'Videoja e fundit' e Diego Maradonas para vdekjes së tij
Lexo po ashtu 'Videoja e fundit' e Diego Maradonas para vdekjes së tij

“Ata më thanë se Charly kishte rregulluar që të kishte një grua gjatë natës si kujdestare, kështu që Diego të largohej nga rruga i dha birrë dhe marihuanë”.

“Me të vërtetë e bëri atë. Unë nuk mund të duroj se si Charly i jep Diegos marihuanë; nuk di si ta ndaloj”, thuhet në audion e publikuar nga Infobae.

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së legjendës Diego Maradona
Lexo po ashtu Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së legjendës Diego Maradona

Dosjet e zbuluara zbulojnë gjithashtu se Maradona kërkonte marihuanë çdo ditë, përkundër përpjekjeve të bëra nga disa prej ekipit mjekësor për të siguruar që atij t’i jepej vetëm duhani.

Një hetim për vdekjen e ikonës së futbollit do të fillojë javën e ardhshme, me fokus në ata që ishin më pranë tij në orët e tij të fundit të jetës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori