LAJMI I FUNDIT:

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së legjendës Diego Maradona

Autopsia zbulon shkakun e vdekjes së legjendës Diego Maradona

Ekzaminimi pas vdekjes i Diego Armando Maradonas thuhet se konfirmoi se legjenda e Napolit nuk kishte marrë drogë ose alkool para vdekjes së tij.

Gazeta argjentinase Olé zbuloi rezultatet e ekzaminimit pas vdekjes të kryera në trupin e Maradonas, i cili vdiq më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.

Analiza konfirmon se Maradona nuk ka marrë drogë ose alkool gjatë ditëve para vdekjes së tij, por vdekja ndodhi për shkak të një edeme akute të mushkërive, e lidhur me përkeqësimin e dështimit kronik të zemrës.

Prokuroria thotë se Maradona nuk kishte një tretman të mirë - hetimet thonë se mund të ishte vrasje me paramendim
Lexo po ashtu Prokuroria thotë se Maradona nuk kishte një tretman të mirë - hetimet thonë se mund të ishte vrasje me paramendim

Zemra e Diegos kishte një miokardiopati të zgjeruar dhe peshonte 503 gramë, gati dy herë më shumë se një zemër e shëndetshme.

Gjurmët e cerozës janë gjetur brenda mëlçisë, shtatë alveolë brenda mushkërive u dëmtuan, ndërsa veshkat kishin një nekrozë akute tubulare.

“Shit tavanet e arit në Vatikan nëse je i shqetësuar për fëmijët e varfër” - Historia interesante e Maradonës me Papa Gjon Palin II
Lexo po ashtu “Shit tavanet e arit në Vatikan nëse je i shqetësuar për fëmijët e varfër” - Historia interesante e Maradonës me Papa Gjon Palin II

Sipas raportit, Maradona thuhet se vdiq pas një agonie që shkoi nga gjashtë në tetë orë, dhe gjurmët e ilaçeve psikotrope u gjetën në gjakun e tij.

Një hetim po vazhdon për të konstatuar përgjegjësinë e mundshme të stafit të tij mjekësor pasi disa prej atyre ilaçeve psikotrope mund të kishin shkaktuar aritmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori