LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet grabitja e dy bizneseve në Tiranë, arrestohen autorët

Zbardhet grabitja e dy bizneseve në Tiranë, arrestohen autorët

Policia e Tiranës ka zbardhur dy raste të vjedhjeve të bizneseve në Tiranë, duke arrestuar dy autorët e dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë së kryeqytetit, bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme është finalizuar operacioni i koduar “Mesnata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.


Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të vjedhjeve, të cilët qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, e hodhën pistoletën nga dritarja e automjetit. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga dy shtetas 16 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një bashkëmoshatar i tyre, të tre banues në Tiranë”, njofton Policia.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafik-ndarësen”, njofton Policia e Tiranës.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori