LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet e vërteta e nënshtetësisë së Majlinda Kelmendit

Zbardhet e vërteta e nënshtetësisë së Majlinda Kelmendit

Zbardhet e vërteta e nënshtetësisë shqiptare të xhudistes Majlinda Kelmendi. Pasi fitoi Medaljen e Artë në lojërat olimpike të Rios, është debatuar lidhur me nënshtetësinë e saj, nëse e ka apo jo nënshtetësinë shqiptare, sportistja që garoi për Kosovën.

Rezulton se ndryshe nga sa kanë deklaruar disa personazhe të njohur në Shqipëri, Kelmendi ka pasaportë shqiptare që prej vitit 2010, e marrë me kerkesë të Federatës Shqiptare të Judo-s nga presidenti Xhelil Cibaku dhe sekretari i Përgjithshëm, Labo Capo.


Mediat turke për Majlinda Kelmendin: Xhudistja e Galatasarayt fiton medalje të artë në Rio
Lexo po ashtu Mediat turke për Majlinda Kelmendin: Xhudistja e Galatasarayt fiton medalje të artë në Rio

“Xhudistja ka garuar për Shqipërinë në të gjitha aktivitetet europiane deri edhe në Olimpiadën e Londrës. Brenda mundësive të buxhetit është paguar nga Federata Shqiptare e Xhudos.

Pas vitit 2013 Majlinda ka garuar me stemën e IJF-së dhe në vitin 2015, pas pranimit të Federatës së Kosovës në Federatën Botërore të Xhudos, për Kosovën.

Por në Kampionatin Botëror të Xhudos 2016 në Rusi, përsëri përdori pasaportën shqiptare, pasi akoma edhe sot Rusia nuk e njeh Kosovën.

Nga sa duket Shqipëria dhe Federata Shqiptare e Xhudos e kanë mbështetur në çdo hap, pasi Majlinda Kelmendi është krenaria e kombit shqiptar.

Kelmendi ka titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga presidenti i Shqipërisë në vitin 2015, Bujar Nishani’’, tregon Arjula Cibaku, në një intervistë për “Newsbomb.al”, vajza e presidentit të Federatës së Xhudos, Xhelil Cibaku

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori