LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo theu hundën para një jave – ai do të luajë me një maskë që peshon më pak se syzet

Zaniolo theu hundën para një jave – ai do të luajë me një maskë që peshon më pak se syzet

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, do të mbajë një maskë të re mbrojtëse në ndeshjen e nesërme kundër Atalantës për të mbuluar hundën e thyer dhe njeriu që e ia ka bërë thotë se peshon vetëm 20 gram.

Italiani pësoi një frakturë në hundë gjatë fitores ndaj Spezias , pasi e goditi një këpucë në fytyrë që shkaktoi penallti, që u godit nga Tammy Abraham.

Kishte shqetësime se sa shpejt do të largohej lëndimi dhe a do të luante në përballjen e së shtunës në Serie A me Atalantën.

Po sot lojtari tregoi maskën e re mbrojtëse në stërvitje dhe njeriu që ia bëri, doktor Daniele De Maldè, shpjegoi teknologjinë e jashtëzakonshme që e bën atë pothuajse pa peshë.

“Ne marrim një imazh 3D të fytyrës së Zaniolos dhe përdorim një robot antropomorfik për të krijuar kallëpin fizik, më pas kalojmë në krijimin e vetë maskës”, ka thënë De Malde për Corriere dello Sport.

Është bërë nga fibra karboni, me shtresa të ndryshme për çdo zonë të fytyrës.

Maska e Zaniolos peshon vetëm 20 gram (rreth 0,7 ons), me pjesën më të madhe të fibrës së karbonit të koncentruar në zonën ku u thye hunda.

“Lojtari u befasua shumë kur e provoi, pasi tha se nuk e ndjente as në fytyrë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ai mund të shihte qartë dhe ndihej i qetë. Maska peshon më pak se një palë syze dhe ai ndihet më i sigurt kur luan futboll”, ka thënë De Malde. /Telegrafi/