LAJMI I FUNDIT:

Zaev: I themi ndal së bashku regjimit dhe do të shkojmë përpara

Zaev: I themi ndal së bashku regjimit dhe do të shkojmë përpara

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.


Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev para anëtarësisë dhe qytetarëve ka folur për procesin zgjedhor dhe fitoren e Stevo Pendarovskit.

Urime dhe faleminderit, të nderuar qytetarë. Kemi zgjedhje të suksesshme dhe demoratike. Kemi kryetar shteti. Doli në pah shumica e qytetarëve për zgjedhje korrekte dhe demokratike, vazhdojmë së bashku përpara. Rruga jonë është e shtruar me sukses dhe me siguri vazhdojmë përpara për të përmbushur qëllimet strategjike. Kjo fitore është e qytetarëve dhe republikës. Së bashku treguam se kemi shtet dhe popull krenar. Prej sot, askush nuk mund të na dal para në rrugën e perspektivave. Stevo Pendarovski është fitues nga numërimi i votave, me dallim prej 55 mijë vota. Sonte kemi fituar edhe në komunë e Ohrit. Kandidati jonë fitoi bindshëm atje. Edhe në Novo Sellë kemi fituar. Të gjithëve, bravo. Këto zgjedhje tregojnë se rritemi së bashku” tha mes tjerash Zaev.

Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit. Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori