LAJMI I FUNDIT:

Ymeri thotë se alternativa opozitare u refuzua nga AAK-ja

Ymeri thotë se alternativa opozitare u refuzua nga AAK-ja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në emisionin “Debat” në RTK ka thënë se përkundër mospajtimeve brenda opozitës, ajo ende mbetet e bashkuar.

Ai ka thënë se opozita ka provuar që të paraqesë një alternativë para qytetarëve, porse një gjë e tillë është refuzuar në tërësi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


“Alternativa u refuzua nga AAK-ja. Nuk e di arsyen për këtë”, tha ai.

Ymeri e ka arsyetuar edhe gazin lotsjellës.

“Gazi lotsjellës e parandaloi Zajdenicën”, tha ai duke shtuar se Hashim Thaçi e Isa Mustafa u munduan ta përmbysin rendin kushtetues të vendit.