LAJMI I FUNDIT:

Ymeri për aneks-marrëveshjen: Absurd, s’mund të votohet marrëveshja e hapur

Ymeri për aneks-marrëveshjen: Absurd, s’mund të votohet marrëveshja e hapur

​Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti Visar Ymeri, duke komentuar aneks marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, ka deklaruar se deputetëve prapë po i kërkohet të votojnë për një marrëveshje formën përfundimtare të së cilës nuk ia dinë.

Sipas tij, rinegociimi i marrëveshjes për demarkacion është edhe hap edhe lajm i mirë, por orari i akteve vendimmarrëse për këtë gjë është edhe i rrezikshëm, edhe i dëmshëm, edhe absurd.

Komenti i plotë i Ymerit në Facebook:

Rendi i gjërave është i rëndësishëm. Po ta kishim rishikimin e Marrëveshjes për demarkacion para ratifikimit, deputetët do ta kishin të qartë se çka po votojnë. Dhe do të përcaktoheshin për PO se JO varësist rezultatit përfundimtar të negociimit e rishikimit, të përbrendësuar në një marrëveshje të re.

Kështu, siç po raportohet se është arritur aneks marërveshje për rishikim, gjërat mbesin të mjegullta. Që e bën votën për ratifikim në Kuvend votë bllanko. Prapë, deputetët kërkohet të votojnë për një marrëveshje formën përfundimtare të së cilës nuk ia dijnë.

Rinegociimi i marrëveshjes për demarkacion është edhe hap edhe lajm i mirë. Por orari i akteve vendimmarrëse për këtë gjë është edhe i rrezikshëm, edhe i dëmshëm, edhe absurd.

Absurd sepse nuk mund të votohet një marrëveshje e hapur, hapje kjo që vjen për shkak të rishikimit.

E dëmshme sepse mirëmban një praktikë jo institucionale e jo demokratike të votës pa informatat e nevojshme, gjë që i hap mundësi mashtrimit.

E rrezikshme sepse kështu deputetët mund të vendosin t’ia falin atë pjesë të tokës Malit të Zi, madje pa qenë të vetëdijshëm se po e bëjnë një gjë të tillë, e duke menduar që po e votojnë një marrëveshje për kufirin që e mbronë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Më 25 qershor 2015 Kuvendi pati votuar një Rezolutë në të cilën kërkohej, mes tjerash, që:

2. Kuvendit dhe komisioneve përgjegjëse t’u dorëzohen me shkrim: dosja, hartat dhe analizat lidhur me demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

4. Qeveria të raportojë në Kuvend para miratimit të elaboratit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi.

Komisioni Bulliqi ka konstatuar se komisioni pararendës shtetëror kishte tejkaluar kompetencat për të cilat ishte mandatuar. Qeveria aktuale është dashur që ta konstatoj këtë institucionalisht para çfarëdo veprimi tjetër për demarkacionin. Po ashtu, në raportin e tyre, Komisioni aktual shtetëror ngrejnë dyshime për falsifikim dokumentesh e hartash në procesin e negociimit të shënjimit të vijës kufitare. Këto janë vërejtje dhe shqetësime serioze të cilat nuk mund të tejkalohen me kaq lehtësi. Përgjegjësia penale, politike e institucionale nuk vjetërohet e tejkalohet.

Në trend Lajme

Më shumë
U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

U konfiskuan uniforma të policisë serbe në veri, Sveçla: Dëshmi se mekanizmat e sigurisë së Serbisë janë përgjegjëse për tentativat për destabilizim dhe aneksim

Siguri
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Mori veturën në një autosallon dhe nuk e ktheu më, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Mori veturën në një autosallon dhe nuk e ktheu më, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Sekuestrohen mbi 3 mijë euro false në Fushë-Kosovë, arrestohet një i dyshuar

Sekuestrohen mbi 3 mijë euro false në Fushë-Kosovë, arrestohet një i dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori