Boban Bogdanoviq, i cili ka vite që merret me sport dhe është mik i kriminelit të vrarë Aleksandar Gligorijeviq, ka thënë se Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq nga Novi Sadi dhe se vrasja ishte urdhëruar nga biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq.

Bogdanoviq ka treguar për Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) se shoku i tij “ia ka lënë amanet të vërtetën” për vrasjen e politikanit nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjinin analistët kanë diskutuar për efektin e këtij rrëfimi në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit.

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se vrasja e Oliver Ivanoviqit pa pasur edhe efektin që të homogjenizohen serbët në Kosovë.

“Me vrasjen e Ivanoviqit, pavarësisht kush ka qenë ai për shqiptarët, iniciativa e tij politike mori fund. Sot nuk ka më serb në Kosovë që mund t’i bëjë rivalitet Vuçiqit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Vrasja e Ivanoviqit, Bogdanoviq thotë se atë e vrau Ljubomir Lainoviq ndërsa urdhrin e dha Veselinoviqi Vrasja e Ivanoviqit, Bogdanoviq thotë se atë e vrau Ljubomir Lainoviq ndërsa urdhrin e dha Veselinoviqi

Ymeri thotë se Vuçiqi vazhdon të ketë lidhje të afërta me Veselinoviqin dhe Radojçiqin.

“Rrëfimi i këtij dëshmitari [Bogdanoviqit] për vrasjen e Ivanoviqit nuk është rastësi që po bëhet para zgjedhjeve. Ky rrëfim nuk do ta lë bash të paprekur Vuçiqin. E dyta na si Kosovë duhet ta shfrytëzojmë këtë rrëfim për të treguar dimensionin kriminal të Vuçiqit”, ka thënë ndër të tjera Ymeri./Telegrafi/