LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi për suksesin e filmit “Zgjoi”: Kosova ka shumë tregime që bota duhet t’i dëgjojë

Yllka Gashi për suksesin e filmit “Zgjoi”: Kosova ka shumë tregime që bota duhet t’i dëgjojë

Të martën në mbrëmje është bërë e ditur se filmi “Zgjoi” i regjisores shqiptare, Blerta Basholli, është zgjedhur të konkurrojë në festivalin prestigjioz të filmit ‘Sundance Film Festival 2021’.

Ky festival është një nga festivalet më të mëdha në botë që seleksionon filma nga vende të ndryshme, dhe shpërblen më pas me çmimet filmat më të suksesshëm.


Filmi i cili trajton një ngjarje të vërtetë të pas-luftës, ka në rolin e tij kryesor aktoren Yllka Gashi.

Kopertina e filmit “Zgjoi (Hive)”

Aktorja e cila jeton dhe vepron në ShBA, është shprehur e lumtur për suksesin e “Zgjoi” me pranimin në këtë festival të rangut botëror.

Filmi "Zgjoi" i regjisores Blerta Basholli pranohet në festivalin prestigjioz të filmit 'Sundance Film Festival 2021'
Lexo po ashtu Filmi "Zgjoi" i regjisores Blerta Basholli pranohet në festivalin prestigjioz të filmit 'Sundance Film Festival 2021'

Ajo përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, ka cekur se Kosova ka shumë histori që e gjitha bota duhet ta dëgjojë, dhe arti është rasti më i mirë për ta bërë këtë.

“Jam jashtezakonisht e lumtur dhe krenare qe filmi yne “Zgjoi” i punuar me shume dashuri, perkushtim, sakrifice e finese po fillon rrugetimin e tij ne njerin nder festivalet me prestigjioze ne bote ne Sundance Film Festival ne SHBA!
Edhe me shume me gezon fakti qe filmi shtjellon nje copez jete te nje gruaje heroine e cila gjate luftes se ‘99-tes e humb burrin e saj dhe perkunder te gjitha veshtiresive e rrethanave te renda me te cilat perballet, ajo suksesshem e nderton biznesin e saj per t’i ndihmuar komunitetit te grave te veja.
Ky lajm e sukses nuk na takon vetem neve qe kemi pasur fatin te punojme ne kete film por eshte hap shume domethenes edhe per industrine e filmit ne Kosove dhe per vendin tone.
Kosova ka shume tregime te pa rrefyera qe bota duhet t’i degjoje. Jam e lumtur qe permes ketij filmi ne do te kemi mundesine ta tregojme nje nga to.
Filmi eshte i bazuar ne ngjarje te verteta nen finesen e skenarit dhe regjise se Blerta Bashollit, i xhiruar me mjeshtrine e kameramanit Alex Bloom dhe prodhuar nga Ikone Studio me producent Yll Uka, Valon Bajgora e Agon Uka.
Na prifte fati e sukseset! “, ka shkruar aktorja Yllka Gashi në Facebook.

Yllka përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin dhënë pak pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Zgjoi”, kishte folur për eksperiencën e saj një aktrim dhe rikthimin e saj në film me një rol të tillë kaq dramatik.

“Fahrija është një grua e ve nga Krusha e cila është në kërkim të burrit të saj të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe kalon nëpër shumë sfida te cilat i përballon me një vendosmëri shembullore për ta siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj. Ajo kultivon mjaltë të cilën e shet në treg bashkë me vjehrrin, pastaj fillon punën në një organizatë të grave si shofere e organizatës. Është gruaja e parë në fshat e cila ngasë veturë dhe përkundër peripecive që i hasë në rreth i cili e paragjykon, ajo nuk ndalet së punuari për t’i thyer te gjitha tabutë. Fahrija udhëhiqet nga një vullnet i jashtëzakonshëm për ta ndryshuar jetën e saj e të familjes dhe për t’ju ndihmuar edhe grave tjera të Krushës që përmes punës të motivohen për jetë”, kishte thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori