LAJMI I FUNDIT:

Ylli pa problem kalon në gjysmëfinale, mposht me lehtësi Bashkimin

Ylli pa problem kalon në gjysmëfinale, mposht me lehtësi Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës, duke mundur Bashkimin me shifrat 93:73 (20:18, 24:11, 17:24, 32:20).

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe më pas Ylli nga 13:15, me një seri prej 7:0, kalon në epërsi 20:15, kurse çereku i parë mbyllet me shifrat 20:18.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ishin bindshëm më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:11, ndërsa shkoi në pushim me shifrat 44:29.

Ylli kishte një rënie në periodën e tretë dhe këtë e shfrytëzuan prizrenasit në maksimum, duke afruar rezultati në 61:53, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Bashkimi u mundua të rikthehet, por nuk arriti qëllimit dhe Ylli triumfoi bindshëm me rezultat 93:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radalph me 22 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Richaud Gittens me 27 pikë dhe Valon Bunjaku me 18 pikë dhe shtatë asistime.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Trepçën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Prizreni 16 dhe Pejës.

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori