LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Barcelona është ende në kërkim për një sulmues i cili do ta zëvendësojë Robert Lewandowskin në të ardhmen, duke marrë parasysh se polaku tashmë është në fazën e fundit të karrierës së tij. 

Mes kësaj situate, një propozim i papritur ka ardhur nga Liga Premier, atje ku Darwin Nunez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpooli dhe i është vetëofruar klubit katalanas. 

Sulmuesi uruguaian nuk po kalon momentet e tij më të mirë në ‘Anfield’ dhe që prej largimit të Jurgen Klopp dhe ardhjes së Arne Slot, roli i tij është zvogëluar ndjeshëm. 


Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe penalltia e tij e humbur ndaj PSG-së, kanë përshpejtuar dëëshirën e lojtarit për të ndryshuar ambient. 

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së
Lexo po ashtu Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Nunez po planifikon një rikthim në Spanjë, pasi më herët kishte luajtur për Almerian para se të transferohej tek Benfica. 

Prej disa kohësh ai ka shprehur admirimin e tij për Barcelonën dhe dëshirën për ta veshur fanellën e tyre, sidoqoftë, transferimi i tij nuk ka krijuar konsensus brenda klubit katalanas. 

Pavarësisht talentit dhe përkushtimit të tij, bordi i klubit ka dyshime për aftësinë e tij për ta udhëhequr vijën e sulmit. 

Performancat e tij këtë sezon, me shtatë gola dhe shtatë asistime në 39 ndeshje, nuk e pozicionojnë atë si një opsion ideal për ekipin e Hansi Flick, megjithatë, vendimi përfundimtar do t’i takojë teknikut gjerman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori