LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Kosovës U-21, Ismet Lushaku zbulon ftesën e Arsenalit në prova dhe dështimin shkaku i coronavirusit

Ylli i Kosovës U-21, Ismet Lushaku zbulon ftesën e Arsenalit në prova dhe dështimin shkaku i coronavirusit

Mesfushori i AFC Eskilstuna, Ismet Lushaku ka thënë se ishte ftuar në prova për të vlerësuar përshtatshmërinë ose performancën e tij te Arsenali para bllokimit të coronvirusit në Angli.

Lushaku, i cili është një reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës U-21 ka një kontratë me AFC Eskilstuna deri në vitin 2021.


Paraqitjet e tij të mira me klubin suedez kanë bërë që Lushaku ta fitojë një provë me Arsenalin në fillim të këtij viti.

Provën me Arsenalin dhe dështimin shkaku i bllokimit nga coronavirusi e ka treguar vet Lushaku.

Lushaku me fanellën e Kosovës pas një ndeshje të fituar

“Ata më kishin shikuar për një kohë dhe donin të më shihnin në mjedisin e tyre. Më pas mora një ftesë për të shkuar dhe stërvitur dhe për të luajtur me ekipin U23”, ka thënë fillimisht Lushaku për Fotbollskanalen.

“Tre ditë para se të shkoja Mikel Arteta u infektuar me coronavirus dhe pas kësaj më thanë që askush nuk mund të hynte më në ndeshje provuese dhe ata që ishin atje për prova duhet të shkonin në shtëpi, pasi ata nuk donin të rrezikonin që të infektohesha apo se mund të infektohesha dhe të infektoja njerëzit atje”.

Lushaku gjatë një takimi me klubin e tij suedez AFC Eskilstuna

“Asgjë nuk shkoi për së mbari. Ata ende kanë kontakte me agjentët e mi”, përfundoi mesfushori i Kosovës.

Ndryshe, 19-vjeçari ka qenë njëri nga më të dalluarit në ekipin e moshave të Kosovës dhe shumë shpejt pritet të marrë ftesë edhe nga Bernard Challandes në ekipin e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori