LAJMI I FUNDIT:

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Superkupës së Kosovës. Therandasit kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 82:69 (25:17, 17:18, 24:18, 16:14).

Pas një fillimi të barabartë të ndeshjes deri në minutën e shtatë, vendasit shkëputen në fund, duke e fituar çerekun e parë 25:17. Në periudhën e dytë, kuqezinjtë rikthehen për të barazuar rezultatin në 34:34, megjithatë, Ylli shkoi në pushim me epërsi prej gjashtë pikësh, 42:66.

Edhe periudha e tretë pothuajse ishte e barabartë, por sërish vendasit shkëputen dhe shifrat pas 30 minutash ishin 66:55.


Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me therandasit që ruajtën epërsinë e krijuar dhe fituan në fund 82:69.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 14 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Jalen Nesbitt me 11 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e pesë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të mirët ishin Jalen Ray me 22 pikë dhe Shëndrit Llapi me 12 pikë e 11 kërcime.

Në gjysmëfinale Ylli do të përballet me Pejën, kurse sfida e tjetër gjysmëfinale është mes Trepcës dhe Sigal Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori