ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sulmuesi i Meksikës, Santiago Gimenez, është dërguar me urgjencë në spital menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur 3-2 ndaj Anglia në fazën e 1/16 së finales së Botërorit, pasi pësoi një dëmtim serioz në kyçin e këmbës.

Gimenez u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit, teksa Meksika po kërkonte golin e barazimit për ta dërguar sfidën në vazhdime.


Megjithatë, në minutën e 98-të, sulmuesi i Milanit u ul në mënyrë të pafat mbi kyçin e këmbës gjatë ndjekjes së një topi dhe ra menjëherë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet.

Ai u përpoq të largohej nga fusha duke çaluar, por më pas u transportua drejt spitalit, ndërsa futbollistët e Anglisë festonin kualifikimin në ‘Estadio Azteca’.

Për shkak të këtij dëmtimi, Meksika i zhvilloi minutat e fundit të ndeshjes me vetëm 10 lojtarë, njësoj si Anglia, e cila mbeti me një futbollist më pak pasi Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 54-të, kur anglezët ishin në epërsi 2-1.

Sipas gazetarit meksikan Ruben Rodriguez, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Gimenez ka pësuar një ndrydhje të shkallës së dytë në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë rreth tetë javë.

Edhe skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk i shpëtoi problemeve me dëmtimet, madje në një mënyrë mjaft të pazakontë.

Gjatë festimeve pas ndeshjes, mesfushori Jordan Henderson humbi ekuilibrin teksa po kalonte mbi një tabelë reklamuese dhe u rrëzua, duke rënë direkt mbi kyçin e dorës.

Mesfushori i Brentford është duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, ndërsa Tuchel ka deklaruar se dëmtimi i tij "duket vërtet shumë i rëndë"./Telegrafi/

telegrafi sport app