Ylli i Liverpoolit largohet me barelë nga fusha

Sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike, u detyrua të largohej i dëmtuar në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit në “Anfield”.
Sulmuesi u rrëzua në minutën e 27-të, pa qenë në duel me ndonjë kundërshtar, duke u dukur se e vendosi keq këmbën gjatë rënies në fushë.
Ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën dhe mori ndihmë mjekësore, para se të largohej me barelë.
A worrying sight for Liverpool fans as Hugo Ekitike leaves the pitch on a stretcher. pic.twitter.com/cfeNOkZwlN
— Match of the Day (@BBCMOTD) April 14, 2026
Ekitike u zëvendësua në minutën e 31-të nga Mohamed Salah, i cili nuk startoi as në këtë përballje.
Përditësime të tjera për shkallën e dëmtimit pritet të jepen pas ndeshjes, e cila pas 45 minutash është 0-0. Kujtojmë se PSG e ka fitua ndeshjen e parë me rezultat 2-0. /Telegrafi/.

Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































