LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “Dirty Dancing” si duket tash (Foto/Video)

Ylli i “Dirty Dancing” si duket tash (Foto/Video)

Jennifer Grey, e paharrueshmja Frances “Baby” Houseman nga “Dirty Dancing” – filmit kult të vitit 1987, sot është një grua e bukur 55-vjeçare, e cila ka pasur shumë ulje dhe ngritje në karrierën e saj.

Ajo ka realizuar 16 filma për ekranin e madh, 10 për TV dhe shtatë seri televizive, kjo është CV-ja e respektueshme, por bota e njeh kryesisht për performancën në krah të madhit dhe të ndjerit Patrick Swayze dhe që ende dhe sot magnetizon vëmendjen e miliona shikuesve çdo herë që shfaqet në TV.


jo1

Mallkimi që rri pezull mbi atë film, për një periudhë duket se ka prekur edhe atë, por për fat të mirë ka qenë gjithmonë në gjendje për të punuar dhe për t’u vlerësuar në botën e spektaklit.

E bija e Joel Grey dhe Jo Wilder, në vitin 1984 mori pjesë në filmin “The Cotton Club” nga Francis Ford Coppola, më pas në filmin “Red Dawn” së bashku me Patrick Swayze.

Gjithashtu në vitin 1986, gjithashtu drejton “Një ditë e çmendur pushimesh”, një komedi John Hughes, i cli rezultoi të ishte një sukses komercial. Si adoleshente kishte qenë shumë e suksesshme, transmeton Mapo.

Cikloni “Dirty Dancing” dhe filmat që pasuan

Cikloni “Dirty Dancing” e përfshiu të gjithën kur ishte 27 vjeçe, edhe pse në film duhej të luante rolin e një femre 17-vjeçare. Ishte e Patrick Swayze ai që e bindi atë të pranonte rolin, edhe pse të dy ishin grindur disa herë në xhirimin e filmit “Red Dawn “. Regjisori kishte provuar më parë edhe me Sara Jessica Parker dhe Sharon Stone, por këmbënguli në mënyrë absolute që rolin ta luante ajo. Në përpjekje për të larguar presionin nga mediat dhe etiketën e “Baby”, që publiku i ka dhënë në vazhdimisht, aktorja u angazhua në filmin “Të Mallkuarit e Broadway” (1989) të Howard Brookner, në krah të Madonnës, “Wind – më e fortë se  era” e Carroll Ballard (1992) dhe filma të tjerë më pak të suksesshëm, madje duke tentuar rrugën me filma TV “Këpucët magjepse”(1990), “Drejtësi kriminale” (1990), “Një jetë në rrezik” (1993) dhe mori pjesë në serinë “Friends”(1995) dhe në “Engjëj të rënë”.

jo

Vitet dymijë, jeta private dhe punët e fundit

Një spirale u duk sikur po hapej në vitet dymijë, kur mori pjesë sërish në disa episode të serisë kult “Friends” e në filmin “Bounce” në krah të Gwyneth Paltrow e Ben Affleck, edhe pse përfundoi në të gjitha gazetat për disa ndërhyrje kirurgjikale estetike.

Në qershor të 2001 u martua me aktorin dhe regjisorin Clark Gregg, me të cilin pati një vajzë, Stella, të lindur në dhjetor 2001. Nëntë vite më pas, në shtator të 2010, pas nënshtrimit të një kontrolli mjekësor për pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the Stars”, zbuloi një gjëndër malinje në qafë, e cila u hoq menjëherë nga operacioni. Në të kaluarën, megjithatë, aktorja ka qenë gjithashtu i lidhur me aktorët Matthew Broderick dhe Johnny Depp.

Në vitet e fundit, Grey mori pjesë në serinë televizive “Phineas and Ferb” (2008/2012), ka dubluar për zonjën Kurokawa në “Po fryn era“ të Hayao Miyazaki. Në vitin 2014 ajo xhiroi dramën “Në sytë e tu” të Brin Hill dhe episodin pilot të serisë “Red Oaks”, në rolin e Judyt.

jo5

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori