LAJMI I FUNDIT:

Ylli i gatshëm për debutim në Ligën e Kampionëve, takohet me Benfican

Ylli i gatshëm për debutim në Ligën e Kampionëve, takohet me Benfican
(Foto: basketbolli.com)

Kualifikimet e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në këtë mesjavë, ndërsa kampionët e Kosovës, Golden Eagle Ylli, do të ketë një mision shumë të vështirë për të depërtuar në fazën e grupeve të kësaj gare.

Benfica ka epërsinë e fushës vendase, ndërsa Brose Bamberg është emri më i madh në short, kurse Keravnos gjithashtu ka përvojë në sezonin e rregullt në BCL, shkruan faqja zyrtare e kësaj lige.


Norrkoping Dolphins nga Suedia, Budivelnyk nga Ukraina dhe Golden Eagle Ylli nga Kosova janë më pak të avantazhuara, por që nuk udhëtojnë me flamur të bardhë.

Kush janë ata?

Dy herë kampionët radhazi të Kosovës, ata fituan edhe sezonin inaugurues të Ligës Unike, liga rajonale në Shqipëri dhe Kosovë. Ata janë një nga klubet më të vjetra në Kosovë, i themeluar në vitin 1975, me një bazë të fortë tifozësh në shtëpi, duke shpresuar në herën e parë se do të kualifikohen në grupet e BCL.

Basketbollisti që duhet shikuar

Malcolm Armstead ka luajtur më parë për Prishtinën, Pejën dhe Gostivarin, ndërsa tani vjen nga Kavala e Greqisë, gati për trajnerin Adis Beciragic. Beciragiq, i cili sapo ka udhëhequr ekipin kombëtar të BeH në EuroBasket 2022 të FIBA-s, kurse do të mbështet edhe në gjigantin Ismet Sejfic.

Çfarë u nevojitet atyre për të arritur në sezonin e rregullt të Basketball Champions League?

Ata kanë nevojë për një mrekulli, sepse kanë marrë shortin më të vështirë të mundshëm, përballë Benfica-s në çerekfinale. Por trajneri Beciragic di si t’i shokojë favoritët dhe një fitore ndaj Benficës do t’i çonte ata në gjysmëfinale kundër Keravnostit, shkruan tutje faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, kundërshtari i Yllit, është Benfica. Ata janë kampionë të Portugalisë dhe mikpritës të kualifikimeve. Titulli i tyre më 2022 ishte i 28-ti, ata fituan Kupën 22 herë, 12 trofe të Kupës së Ligës dhe 14 Superkupa.

Ndeshja Golden Eagle Ylli-Benfica zhvillohet të mërkurën nga ora 22:00. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja. Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg. Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare. Nëse Ylli nuk arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori