LAJMI I FUNDIT:

Yjet të shqetësuar përpara ceremonisë së “Oscars” për shkak të rezultateve të testeve nga COVID-19

Yjet të shqetësuar përpara ceremonisë së “Oscars” për shkak të rezultateve të testeve nga COVID-19
Foto: Getty Images

Pjesëmarrësit në “Oscars 2022” janë akoma të frikësuar se do të humbasin ceremoninë ndërkohë që po presin rezultatet e testit PCR, përpara ngjarjes të së dielës.

Për të marrë pjesë në shfaqjen e çmimeve – e cila po rikthehet në Dolby Theatre pas një situate më të qetë me COVID-19 – duhet të rezultojnë negativë për virusin.


Yjet thuhet se janë në panik, posaçërisht kandidati për ‘Regjisorin më të mirë’, Kenneth Branagh, i cili javën e kaluar rezultoi pozitiv për coronavirus.

“Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Nëse sërish rezulton pozitiv për COVID-19, ai do të detyrohet të humbasë para-ndejën e “Oscars” e po ashtu edhe eventin kryesor.

Zëdhënësi i Kenneth tha për MailOnline se nuk ka ‘ende asnjë lajm përfundimtar’ nëse do të jetë në gjendje të jetë pjesë e ceremonisë.

Beyonce në bisedime për të performuar në “Oscars” nga fusha e tenisit në Kaliforni
Lexo po ashtu Beyonce në bisedime për të performuar në “Oscars” nga fusha e tenisit në Kaliforni

Të gjithë të ftuarve në “Oscars” të këtij viti do t’u kërkohet të dorëzojnë teste negative për COVID-19 dhe dëshmi të vaksinimit.

“Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Prezantuesit dhe interpretuesit nuk do të duhet të vaksinohen, por do të duhet të tregojnë se kanë rezultuar negativisht për virusin.

Një burim i brendshëm nga agjentët e fuqisë së Hollywoodit, United Talent Agency tha për The Sun: “Është një kohë vërtet me ankth për yjet dhe kandidatët kryesorë, duke ditur se kjo mund të jetë shansi i tyre i vetëm”.

“Shoqërimi në ngjarje gjatë gjithë javës është padyshim një pjesë kryesore e festës, por ekziston frika se dikush mund të marrë COVID-19 thjesht duke u përzier me një person të infektuar”.

Kenneth Branagh (Foto: Getty Images)

Edicioni i 94-të i “Oscars” do të mbahet më 28 mars (e hënë). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori