LAJMI I FUNDIT:

Yjet e muzikës pop dhe mallkimi i tyre, droga!

Yjet e muzikës pop dhe mallkimi i tyre, droga!

Luanë në skenë, flutura të brishta kur dritat fiken. Shumë prej idhujve të muzikës pop të viteve të tetëdhjeta, fatin e patën të trishtë. Buzëqeshjet në gazeta, blicet e fotografeve, kopertinat e bujshme, miliona disqe të shitura, fshihnin në plot raste errësirën që pushtonte shpirtin e këtyre artisteve, pasiguritë dhe boshllëkun.

Nëse përpara publikut, idhujt e asaj kohe dukeshin të pathyeshëm, stadiumi bosh nxirrte në pah cenueshmërinë e tyre. Që prej vitit 1987, “Need You Tonight” ka qenë thuajse i përhershëm në diskotekat e të gjithë botës. Ishte pjesa më e famshme e INXS, këngëtari i të cilit, Michael Hutchence, njëkohësisht figura më karizmatike e grupit u gjet i vdekur në një hotel te Sydneyt kur ishte vetëm 37 vjeç. Një vetëvrasje e motivuar ndoshta prej depresionit kur ishte nën efektin e drogës dhe të alkoolit.

Po në një hotel gjeti vdekjen dhe Whitney Houston, zëri i mrekullueshëm që nuk njohu të dytë. Përfundoi e mbytur në vaske pas një mbidoze qetësuesish e alkooli gjithashtu, transmeton Top Channel.


Michael Jackson shpërtheu në vitin 1982 me “Thriller”, albumi më i shitur në historinë e muzikës. Një nga të paktët njerëz me ngjyrë që do të kishin asokohe një ndikim të tillë. Por, pas djaloshit aq te talentuar, fshihej një abis pasigurish, kompleksesh dhe frike deri kur imazhin ia dërrmoi akuza për pedofili. Vdekja erdhi si pasojë e një intoksikimi të fortë nga qetësuesi i fuqishëm, Propofol.

Këtë vit ndërroi jetë një tjetër yll i muzikës pop, Prince. Vdekja e tij, fillimisht u spekulua të ishte vetëvrasje, mirëpo duket se narkotikët e bënë punën e tyre.

Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)
Lexo po ashtu Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)

Dhe së fundmi, ikona tjetër e muzikës pop, George Michael, vdiq nga, si u tha, pamjaftueshmëria e zemrës. Problemet e vazhdueshme me drogën dhe depresionin, duket se ndikuan që ai të vdiste parakohe. Është raportuar për varshmërinë e tij nga kokaina, heroina dhe drogat tjera të lehta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori