LAJMI I FUNDIT:

Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)

Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)

Vdekja e ikonës së muzikës pop, George Michael, ka ardhur 18 muaj pasi kishte kaluar kohë në klinikën më të shtrenjtë në botë që gjendet në Zvicër.

Në vitin 2015, ai ka qëndruar për tre muaj në Kusnacht Practice në afërsi të Cyrihut, ku qëndrimi njëjavor kushton 82.350 euro. Këngëtari asnjëherë nuk e ka treguar arsyen e qëndrimit atje dhe e ka mbajtur të fshehtë.


Klinika ku kishte qëndruar George Michael

Mirëpo, në vitin 2011, pas hospitalizimit në Vjenë për shkak të pneumonisë, International Business Times kishte raportuar se këngëtari kishte HIV. Sidoqoftë, përfaqësuesi i tij kishte lëshuar një komunikatë përmes të cilës mohonte gjithçka.

Michael, i cili ndërroi jetë nga pamjaftueshmëria e zemrës në Oxfordshire, ka pranuar në të kaluarën se kishte qenë i varur nga droga të ndryshme. Po ashtu, edhe pse me vite të tëra njihej si një donzhuan, këngëtari (emri i vërtetë i të cilit është Georgios Panayiotou) doli haptas për seksualitetin e tij duke pranuar se është homoseksual.

George Michael dhe i dashuri i tij, Anselmo Feleppa, gjatë një daljeje në New York

I dashuri i tij brazilian, Anselmo Feleppa, vdiq në vitin 1993 nga një sëmundje e lidhur me HIV-in, ndërsa në vitin 1997, këngëtarit i vdiq edhe nëna. Që atëherë, ai kishte pasur probleme me depresionin.

“E humba partnerin tim nga HIV-i dhe mu deshën tre vjet që ta tejkaloja pikëllimin. Pastaj e humba nënën. Ndihesha sikur jam i mallkuar”, pati thënë Michael në një deklaratë.

Në vitin 1998, ai u arrestua në Beverly Hills, pasi ishte kapur duke bërë një “akt të turpshëm” me një mashkull në një tualet publik. Disa vite më pas (në vitin 2006), u arrestua dhe u akuzua për posedim droge, ndërsa po të njëjtin vit u akuzua për marrëdhënie seksuale në një park në Londër.

Në vitin 2010, ai u burgos pasi kishte hyrë në një dyqan me Range Roverin e tij, ndërsa ishte nën ndikimin e drogave dhe barnave. Asokohe u shtri në një klinikë për detoksikim, ku qëndroi për dy javë, kurse më vonë kishte sqaruar se ka qenë i varur nga barnat për gjumë.

Për shkak të problemeve me drogën, nuk ishte pjesëmarrës në dasmën e Geri Halliwell

Në vitin 2011, Michael sërish kishte pranuar se përdorte kokainë, kurse në vitin 2015 nuk kishte marrë pjesë në martesën e shoqes së ngushtë, Geri Halliwell, pasi kishte rifilluar përdorimin e drogës, ndërsa është thënë se tymoste mbi 25 cigare marihuanë në ditë.

Mbi 80 milionë albume të shitura, këto janë 10 hitet e George Michael (Video)
Lexo po ashtu Mbi 80 milionë albume të shitura, këto janë 10 hitet e George Michael (Video)

Si rezultat i gjithë kësaj, ai u vendos në klinikën e lartpërmendur – Kusnacht Practice, e cila u garanton klientëve privatësi dhe konfidencialitet të plotë, ashtu që askush nuk ka folur në media për gjendjen e tij.

Klinika në fjalë trajton të varurit nga droga, alkooli, bixhozi, seksi, dashuria, interneti, pastaj nga çrregullimet e ushqyerjes, çrregullimet e personalitetit, depresioni, çrregullimet e ankthit, obsesioni, fobitë dhe traumat – njofton Telegrafi.

Shërbimet e kësaj i klinike i kërkojnë yjet e njohura, të cilët duan që pos trajtimit, gjithçka të mbetet e fshehtë.

Në këtë mënyrë, gjendja e George Michael vazhdon të mbetet mister dhe nuk dihet për problemet e sakta psikike që i ka pasur, përveç vartësisë nga drogat dhe depresioni.

A ishte i infektuar edhe Michael me HIV?!

Spekulimi më i madh që po qarkullon pas vdekjes së tij, është se këngëtari ishte i infektuar me HIV, prandaj edhe gjendja e tij mendore ishte e rënduar nga presioni psikik. Ndërkohë mbetet mister nëse vdekja e ikonës së muzikës pop ishte komplikim i infeksionit me virusin e imunodeficiencës humane.

Rikujtojmë se këngëtari ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa sipas njoftimeve të para, vdiq si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës. /Telegrafi/

Vdes ylli i pop muzikës, George Michael
Lexo po ashtu Vdes ylli i pop muzikës, George Michael

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori