LAJMI I FUNDIT:

Xhuli Nura: Shumë njerëz që kanë thënë se jam gabim, sot janë jashtë shtëpisë

Xhuli Nura: Shumë njerëz që kanë thënë se jam gabim, sot janë jashtë shtëpisë

Xhuli Nura është padyshim ndër banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova.

Modelja nga Drenica që nga fillimi i rrugëtimit në shtëpinë e famshme është përfshirë në debate të shumta, diskutime e situata të ndryshme.


Pasi më shumë se dy muajsh qëndrimi në BBVK, Xhuli e konsideron veten si një konkurrente të fort madje thotë se ata që në një mënyrë ose tjetër e kundërshtuan tani gjenden jashtë shtëpisë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Në këtë diskutim, Xhuli u pyet nga banorja tjetër nga Shqipëria, Melisa për t’i treguar se kush mendon ajo që janë në një ekip me Stresin.

Xhuli nuk hezitoi të fliste për këtë madje sipas saj edhe Melisa më shumë është përkrah Stresit sesa me të.

Ndërkohë, Melisa e kundërshtoj duke i thënë që e ka gabim, por Xhuli insistoi në bindjen e saj,

“Është e dukshme, njëra iku, edhe e dyta veç iku, po i pakohen njerëzit Stresi, kush është pro tij është në ekip me të, unë jam vetëm, ka edhe nga ata që janë vetëm, unë përgjigjem vetëm për punët e mia, ti je në mes ende nuk je përcaktuar, por më shumë je nga Stresi, shumë njerëz kanë thënë që jam gabim, por sot janë jashtë shtëpisë”, u shpreh mes tjerash Xhuli.

"Të dua fort" - Stresi ia uron ditëlindjen Kejsit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
Lexo po ashtu "Të dua fort" - Stresi ia uron ditëlindjen Kejsit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Theksojmë që një prej banorëve me të cilin Xhuli ka debatuar që nga fillimi është pikërisht reperi nga Shqipëria, Stresi.

Dyshja përveç debateve brenda BBVK shpesh herë kanë sjellur histori jashtë shtëpisë së famshme dhe personale të njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori