‘Xhesika’ me një tjetër pozë atraktive nga plazhi (Foto)

Arta Nitaj këtë verë shpeshherë ka publikuar fotografi në rrjetet sociale duke vënë në plan të parë format e saja trupore.
Një imazh të tillë modelja e shndërruar në aktore e ka publikuar në InstaStory. Ajo ka pozuar vetëm me bikini derisa ndodhet në plazh.

Bukuroshja është e kthyer me shpinë kah kamera, mirëpo ka marrë një pozë mjaft atraktive.
Kujtojmë se Arta u bë e njohur për publikun e gjerë nga pjesëmarrja në serialin komik “O Sa Mirë” me rolin e Xhesikës.
Ajo ka qenë shpesh e përfolur për lidhjet e spekuluara, fillimisht me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, kurse tani flitet për një lidhje me këngëtarin Bruno. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/08/2017
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































