LAJMI I FUNDIT:

Xherdani paguhet me këste

Xherdani paguhet me këste

Xherdan Shaqiri ka kohë që është larguar nga Interi, por klubi italian ende nuk e ka paguar atë plotësisht te Bayerni.

Ylli kosovar iu bashkua Interit nga Bayerni për një shumë prej 15 milionë euro, por që klubi italian do t’i paguajë Bayernit kartonin e Shaqirit me këste.

Këtë gjë e ka bërë publike drejtori i Interit, Piero Ausilio, pasi ka folur rreth aspektit financiar të klubit.


Ai ka marrë shembull Shaqirin që është blerë me këste, ndërsa është shitur menjëherë tek Stoke City, duke këmbëngulur se Interi nuk ka probleme me para.

“Shikojeni Xherdan Shaqirin për shembull. Ne ia paguam Bayernit 15 milionë euro me tri rata. Ndërkohë, Stoke City na pagoi të njëjtën shumë, por me një pagesë të vetme”, deklaroi Ausilio. /Telegrafi/