Manchester City po punon intensivisht për transferimin e talentit maroken, Ayyoub Bouaddi.

Mesfushori 18-vjeçar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse, veçanërisht gjatë Kupës së Botës, ku konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha të turneut.


Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, Man City tashmë ka nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Lille për transferimin e lojtarit.

Negociatat po zhvillohen si mes dy klubeve, ashtu edhe me përfaqësuesit e futbollistit. Nënkampionët e Anglisë janë aktualisht klubi që po tregon interesimin më serioz për Bouaddin dhe po shtyjnë fort për të arritur një marrëveshje.

Çështja kryesore që mbetet për t'u zgjidhur është koha e transferimit.

Palët po shqyrtojnë dy mundësi: që Bouaddi t'i bashkohet menjëherë Manchester Cityt ose të transferohet tani, por të vazhdojë të luajë në formë huazimi te Lille deri në qershor të vitit 2027. /Telegrafi/

telegrafi sport app