LAJMI I FUNDIT:

Xhelozia kompjuterike

Xhelozia kompjuterike

Edhe xhelozia sot është modernizuar, është bërë hi-tech. Ajo kalon nëpërmjet kompjuterit e mesazheve, që janë mrekullitë e fundit të teknikës... Tanimë, nëse interneti dhe teknologjitë e fundit na ofrojnë mënyra të reja komunikimi, “vende” të reja për t'u dashuruar apo për të shprehur dashurinë, ato krijojnë edhe raste të reja e motive për të na bërë xhelozë.

Interneti është, kryesisht një univers i tërë në rrjet, një botë e tërë për t’u eksploruar, ku mund të humbasim, të zbavitemi e të maskohemi njëkohësisht. Në të njëjtën kohë, studimet e kushtuara argumentit në fjalë zbulojnë se sot po shtohen varësitë nga “rrjeti” dhe se duhet të krijohen qendra e të përpunohen strategji, “për t’u dezinfektoksikuar” nga web-i.

Seksi sot është ndarë nga zemra. Por, siç vëzhgon Xhanpaolo Fabris, pavarësisht nga përhapja e portaleve porno e chateve erotike, "të molepsurit", të cilët duket se “dëbohen” nga porta kryesore, hyjnë me një fluks të vazhdueshëm e të bollshëm nga të gjitha dritaret. Mes këtyre molepsjeve shfaqet shpesh xhelozia ose frika reale e imagjinare se mos personi ynë i dashur parapëlqen ndonjë person tjetër e fillon të endet në rrugët informatike.


Xhelozët dyshojnë nëse partneri kalon shumë kohë në kompjuter e nëse nuk kontrollojnë dot e-mail-in apo t’i hedhin një sy celularit. Dhe ata kanë të drejtë, nëse është e vërtetë që të dashurit klandestinë komunikojnë nëpërmjet mesazheve. Mjafton një "mesazh" i dyshimtë që dy persona në 10 të bëhen xhelozë deri në atë masë sa të fillojnë “hetimet” për të zbuluar të vërtetën, me qëllim që t’ia heqin maskën bashkëshortit tradhtar.


Zakoni për t’i besuar celularit sekretet dhe mëkatet e dashurisë sot është aq i përhapur, saqë shpeshherë "telefonët tradhtarë" kanë përfunduar në faqen e para të revistave.

Por, një "fshirje e listës së thirrjeve" është e barasvlershme me një rrëfim të plotë. Edhe Ana Maria Bernardini de Pace, avokate e famshme e divorcit, pohon: “Të lexosh memorien e telefonit të dorës është mjeti më i sigurt për të zbuluar një tradhti. Më dinakët, – vazhdon avokatja, – kanë tanimë një dopio celular ose, të paktën dy karta sim: një për bashkëshortin, tjetrën për të dashurin. Meshkujt, janë në përgjithësi më naivët. Ata e shënojnë kodin e tyre pin në bllokun e shënimeve, ose në një copë letër, të cilën e mbajnë në portofol. Dhe jo si Vanesio, tradhtari protagonist i filmit francez "Mbretëreshë vetëm për një ditë", i cili si kod sekret ka emrin e një beteje të famshme.

Sipas agjencive investigative, celularët janë letërthithësja e tradhtive në 87,2 për qind të rasteve, që do të thotë: mesazhe. të dyshimta, ose një listë e tërë thirrjesh të marra ose të bëra. Pra, celularët janë të rrezikshëm, jo vetëm pse të lejojnë të shkruash e të memorizosh mesazhe dashurie, por janë mënyra më e thjeshtë për të gënjyer për spostimet tona.

Kur spiunazhi bashkëshortor bëhet "hi-tech”

Një tradhti në rrugë interneti mund të zbulohet, duke ndjekur instinktin, dyshimin dhe rastësinë, në dispozicion të "cyber-xhelozisë".

Sipas Shoqërisë së Kërkimeve Com-Score Media Matrix, gjysma e personave që kanë një flirt në rrugë interneti janë të martuar, ndërsa 2/3 e avokatëve amerikanë, të intervistuar nga American Academy of Matrimonial Laëyers, kanë deklaruar se Interneti luan një rol të rëndësishëm në proceset e divorcit, si në rastin e takimit me persona në web, ashtu edhe në rastin e pasionit të shfrenuar (nga ana e mashkullit) për sitet pornografike.

Bumi i flirteve në rrugë interneti, veç të tjerash, ka krijuar një treg të ri, atë të aparaturave të "Cyber spiunazhit". Është fjala për prodhime derivate të Softwere, të projektuara për tutelën ndaj fëmijëve. Lider në këtë sektor është pikërisht shoqëria Spectorsoft, drejtori i të cilit, Doug Fowler, pohon se ka shitur më tepër se 100 mijë nga artikujt e tij Spector ed e Blaster.

Nëse instalohen në kompjuterin "e inkriminuar", ato regjistrojnë pa krijuar asnjë dyshim – të gjitha e-mail-et e dërguara e të marra; bëjnë një kopje të adresave dhe memorizojnë çdo fjalë të shkruar, si dhe listën e siteve web të vizituara. Përveç kësaj, edhe Blaster-i të lejon “të kontrollosh” në distancë, në kohë reale, kompjuterin e personit "të dyshuar". Publiciteti i Sofwareve është i qartë: "Ne i kapim e-mail-et e tij dhe t’i dorëzojmë menjëherë", është slogani publicitar.

Kësaj i shtohet dhe një shpirt krijues personal. John La Sage, i braktisur nga gruaja për një burrë tjetër (të cilin ajo e njohu në rrjet), krijoi "www.chatcheaters.com", një sit për "viktimat e tradhtisë", në realitet (një listë trukesh e teknikash, për të spiunuar bashkëshortin tënd), që mirëpret, natyrisht, reklamën e prodhimeve “të jashtëzakonshme” Spectorsoft.

Ndërkohë, Spy-Lab-si nxjerr në shitje, nëpërmjet Internetit, telefona të vegjël spiunë që kanë brenda një microchip, i cili lejon, nëpërmjet komandës, të dëgjosh gjithçka që ndodh në ambientin përreth.

Tek e fundit, kjo është teknologjia në shërbim të xhelozëve të sëmurë. Si përfundim, kur një xheloz këmbëngul për të kërkuar konfirmim për dyshimet e tij, edhe kur ato janë absolutisht të pabazuara, ai arin gjithmonë t’i gjejë ato. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori