LAJMI I FUNDIT:

“Xhelozia” e Mozzikit, reperi vjen me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri (Foto)

“Xhelozia” e Mozzikit, reperi vjen me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri (Foto)

Reperi Mozzik së shpejti do të sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Xhelozia”.

Përmes rrjeteve sociale, ai i ka njoftuar fansat se kënga do të publikohet së shpejti, ndërsa në një prononcim për Telegrafin, reperi shpalos detajet e këngës së tij më të re.


“Kam përfunduar përgatitjet për këngën time më të re, e cila titullohet ‘Xhelozia’, dhe është punuar nga dyshja Zzap dhe Chriss, tekstin si çdo herë tjetër e kam shkruar unë, ndërsa për klipin po kujdesen produksioni FilmNation”, tha Mozzik për Telegrafin.

Mozzik ia dedikon babait suksesin e koncertit në sheshin "Skënderbej", e dashura e përgëzon me fjalë zemre (Foto)
Lexo po ashtu Mozzik ia dedikon babait suksesin e koncertit në sheshin "Skënderbej", e dashura e përgëzon me fjalë zemre (Foto)

“Xhelozia” e cila që nga titulli duket një projekt ‘pikant’, përbrenda tij ka diçka të vërtetë nga jeta reale e reperit.

“Kënga flet për xhelozinë në një lidhje dashurie, e cila është diçka që na prek të gjithëve në realitet, ku normalisht përjashtim nuk bëj as unë, por nuk do të thotë që është një projekt qind për qind dedikuar vetes”, tregon më tej ai.

Xhirimet e klipit kanë përfunduar pak ditë më parë, ndërsa në një fotografi të siguruar nga Telegrafi, tregohet se klipi do të përmbajë disa skena mjaft ‘të nxehta’ nën ngjyrën e kuqe.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Klipin e këngës ‘Xhelozia’ e kemi xhiruar në Suharekë, do të ketë skena interesante, besoj do të mirëpritet mirë nga publiku”, ka përfunduar Mozzik për Telegrafin.

Sa i përket publikimit, ende nuk ekziston një datë e saktë, por është çështje ditësh. /Telegrafi/

Mozzik në xhirimet e klipit të ri “Xhelozia”. (Foto ekskluzive)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori