LAJMI I FUNDIT:

Xhaka i zhgënjyer për kartonin e kuq, por i lumtur me fitoren (Foto)

Xhaka i zhgënjyer për kartonin e kuq, por i lumtur me fitoren (Foto)

Granit Xhaka ka folur pas largimin nga ndeshja me kartonë të kuq dhe fitoren e vuajtur të skuadrës së tij.

Arsenali mori një fitore të vuajtur ndaj Burnley, pasi shënoi vetëm në minutën e tetë shtesë me anë të Alexis Sanchez.


Në këtë takim luajti edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili e la skuadrën e tij me një lojtar me pak në minutën e 65-të.

Arsenal 2-1 Burnley: Mustafi më i vlerësuari, paraqitja e Xhakas lë për të dëshiruar (Foto)
Lexo po ashtu Arsenal 2-1 Burnley: Mustafi më i vlerësuari, paraqitja e Xhakas lë për të dëshiruar (Foto)

“Shumë i zhgënjyer me mënyrën si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcë në fitoren prej 2-1”.

“Të shikojmë përpara drejt ndeshjes së ardhshme”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Facebook’. /Telegrafi/